16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

ShBA do ti vazhdojë marrëdhëniet strategjike me A.Saudite pavarësisht Khashoggi

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se vendi i tij do ti vazhdojë marrëdhëniet strategjike që ka me Arabinë Saudite, por do të kërkojnë llogari nga ata që kanë vrarë gazetarin saudit Jamal Khashoggi.

 

I ftuar në kanalin “Fox News”, i njohur për afrinë që ka me qeverinë, Sekretari Pompeo bëri deklarata në lidhje me gazetarin Jamal Khashoggi, i cili është vrarë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

“Ne do të kërkojmë llogari nga ata që e kanë kryer këtë krim. Por nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do ti ruajë marrëdhëniet strategjike që kanë me Arabinë Saudite”,- sqaroi Pompeo duke shtuar se Departamenti i Shtetit vazhdon punimet në lidhje me rastin.

Pompeo tha se janë anuluar vizat për 16 persona të dyshuar për lidhje me vrasjen e Khashoggit, ndërsa vuri theksin në rëndësinë që kanë marrëdhëniet e ShBA-së me Arabinë Saudite kundër ‘politikave ekspansioniste’ të Iranit.

Edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, nga një anë kishte deklaruar mundësinë e zbatimit të sanksioneve kundër Arabisë Saudite, por ndërkohë kishte dhënë sinjalin se nuk kishte dëshirë të prishte marrëdhëniet dypalëshe.

Kontakti me gazetarin saudit, Jamal Khashoggi ishte shkëputur që pas hyrjes së tij më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Prokuroria e Stambollit në deklaratën me shkrim që kishte bërë javën e kaluar në lidhje me ngjarjen kishte thënë se, “Viktima Jamal Khashoggi është mbytur (për vdekje) sipas një plani të parapërgatitur sapo ka hyrë brenda në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, ku kishte shkuar për veprimet konsullore të martesës. Ndërsa kufoma e tij është zhdukur duke u copëtuar sërish sipas një plani të bërë më parë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit