SHBA, besimtarët e xhamisë më të vjetër ftojnë Trump për vizitë

0
181

Udhëheqësia e xhamisë “The Mother Mosque of America” në Cedar Rapids ka ftuar Trump për vizitë dhe të porosisin se islami është fe e paqes

Besimtarët e xhamisë më të vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ftuan për vizitë në këtë faltore Donald Trump, pretendentin për kandidat në zgjedhjet presidenciale në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësia e xhamisë “The Mother Mosque of America” në Cedar Rapids ka ftuar Trump për vizitë për të biseduar me të dhe, siç thekson, dhe të porosisin se islami është fe e paqes dhe mirëkuptimit, dhe assesi fe e cila e cila thërret në luftë dhe vrasjen e të pafajshmëve.

“Zotëri Trump ejani dhe vizitoni fqinjët tuaj, ejani të shihni bashkëqytetarët tuaj”, tha imami i xhamisë Taha Tawil.

Kujtojmë se Trump, pas retorikës në tubimet parazgjedhore, në videon e tij të parë ftoi që t’u ndalohet hyrja e të gjithë muslimanëve në SHBA. Biznesmeni amerikan në videon propaganduese porosit se do të shkatërrojë DAESH-in, por edhe verbalisht sulmon të gjithë muslimanët e botës.

Imam Tawil megjithatë, theksoi se çdo moment është i gatshëm të bisedojë me Trump-in lidhur me pozitën e muslimanëve në SHBA duke shtuar se ata kanë të drejtat dhe liritë e barabartë sikur të gjithë qytetarët e vendit.