12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

SHBA akordon 32 milionë usd në ndihmë të myslimanëve Rohingya

Më të lexuarat

SHBA do të kontribuojnë me rreth 32 milionë dollarë ndihma humanitare për refugjatët myslimanë Rohingya të Mianmarit, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit, në përgjigjen e parë të presidentit Donald Trump ndaj eksodit masiv nga ky vend.

Këto mjete financiare që dedikohen për ushqim, kujdes mjekësor, ujë, dhe strehim, vijnë pasi SHBA iu bashkua reagimeve në rritje të dënimit ndërkombëtar ndaj gjendjes së vështirë të këtij komuniteti.

Në më pak se një muaj, rreth 421,000 të komuntetit Rohingya ikën në Bangladesh, një nga vendet më të varfëra në botë, ndërsa Kombet e Bashkuara ngritën akuza për spastrim etnik.

Sipas autoriteteve në Mianmar, rebelët Rohingya sulmuan forcat e sigurisë në muajin gusht.

Kjo situatë u pasua me një goditje ushtarake ndaj popullsisë civile, ndërsa fshatrat e banuara nga komuniteti Rohingya, u dogjën dhe qindra persona u vranë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit