6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SHARRCEM, KUNDËRSHTON VENDIMIN E DOGANËS

Më të lexuarat

Kompania Sharrcem, përmes një njoftimi për media njofton: “Pavarësisht faktit se SharrCem u ka prezantuar autoriteteve të Doganës certifikatat e nevojshme nga institutet e autorizuara të cilat dëshmojnë se materiali i importuar është klinker siç pohohet nga SharrCem, autoritetet doganore të Kosovës kanë vendosur të gjobisin SharrCemin”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se “Duke sqaruar artikujt e publikuar nëpër mediat kosovare për pagesën e kësaj gjobe, SharrCem dëshiron të njoftojë se kjo është bërë për të respektuar kërkesat ligjore dhe rregullative, sidoqoftë pagesa e gjobës në asnjë mënyrë nuk nënkupton që SharrCem pajtohet me vendimin e Doganës”.

“SharrCem është duke përdorur të gjithë mekanizmat ligjorë për t’u ankuar kundër vendimit të Doganës duke parashtruar dëshmi të besueshme se vendimi i Doganës së Kosovës është i pabazë dhe si i tillë nuk qëndron. Përveç kësaj, SharrCem ka angazhuar një kompani të pavarur ndërkombëtare (SGS nga Zvicra) për të kryer një mostrifikim dhe analizim të plotë të materialit të vendosur nëpër cisternat të cilat kanë qenë objekt i kontestimit të bërë nga Dogana, që ka çuar në marrjen e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit