Shaqiri rrëfen historinë e pazakontë: Tek Interi më çuan te një magjistar

0
81

Xherdan Shaqiri, lojtari me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën, po kalon një nga formë mjaft të mirë në karrierën e tij me skuadrën e Liverpoolit.

Mesfushori nga Gjilani shpeshherë me lojën dhe golat e shënuar, ka arritur që të jetë protagonist për skuadrën e Jurgen Klopp.

Ai ka folur për aventurën e tij me skuadrën e Interit, nga e cila nuk ka ngelur edhe shumë i kënaqur.

27-vjeçari ka rrëfyer për “SportBible” një moment kur ai ishte i dëmtuar gjatë kohës që luante me zikaltrit dhe ata i thanë se ishte një kurues në mal që mund ta shëronte që ai të ishte pjesë e ndeshjes së ardhshme.

“Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperohesha për të luajtur në ndeshjen tjetër. Tek Interi më thanë se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person i moshës së tretë, si cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë.

Në Angli është ndryshe, je i dëmtuar, ke problem, ke 7 fizioterapistë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi deri sa të shërohesh. Profesionalizmi vjen para së gjithash”, u shpreh Shaqiri.