16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shamia si “nenshtrim” i gruas, apo feminizmi ne mborjtje te deshirave maskiliste!

Më të lexuarat

Mbulesa mund te ju duket “nenshtrim” disa grupeve shoqerore si, ateisteve, antiteisteve, agnostikeve, kontrabandisteve, oligarkeve etj, te cilet pergjithsisht jane te ndikuar nga epshet dhe bindjet e tyre a’fetare, kurse argumentimin kryesisht e kane ne forme, ne imazh, pra ne zgjedhjen e saj te lire “nenshtruese” te veshjes, qe i derivon nga bindja fetare qe e ka!
Por cili eshte qellimi i feminizmit, kend po e mbrojne ne te vertete ata, pse po heshtin, kur nenshtrimi i vertete i gruas po behet gjithandej neper bote, e qe eshte nenshtrim substancial, pertej imazhit te saj, pse nuk theksohet askund, por po na shitet si vlere nenshtrimi, kurse vlera si nenshtrim!
Po e fillojme me te ashtuquajturit spektakle te bukurise ose Misse!
Konkurseve te bukurise femerore, te njohura me emrin Miss. Me kete fjale deri dje, njiheshin dadot angleze te famshme, zonjusha te perjetshme me rrudha e eksperience qe edukonin aristokracine tek kalamajte e te kamurve neper Evrope. Kurse sot termi shterueshem simbolizon edukatoret e supremacise maskiliste te kalamanit adult mashkull i cili hedh para të madhe per te grumbulluar gladiatoret e bukurise neper konkurse, ne te cilat ai zgjedh imazhet më interesante për qejfin e vet apo të transaksioneve te veta!
Si nenshtrohet gruaja sot?
Ajo, abuzohet skajshmerisht nga te gjithe. Imazhi i saje pothuajse eshte i perdhosur, ate e kane shenderruar ne karrem, per te gjitha korporatat gjigande, por edhe per bizneset e vogla, qe u sherben per te “kapur” sa me shume bleres, ne tregun global, te shitjes se produkteve te tyre. Oligarket sot imazhin e gruas, e kane instrumentin me te mire, per ti shitur keto produkte te tyre!
Ne çdo reklam te produkteve, kryefjala eshte imazh i gruas gjysem te zhveshur, ku sefundmi ka shkuar aq n’esktrem sa, edhe reklamimin e makinerive te renda per nderimtari, grate jane faktori kyresor ku ndonse bageret dhe kamionet jane bukur te medhnje, perseri mbesin nen hijen e reklamueseve e tyre te zhveshura. Zeri i melankolik i gruas, i inqizuar, ka pushtuar sekretarite e çdo kompanie celulare neper bote, gjera ne pushimet mese pjeseve, ne takimet e lojeve te baketbollit (edhe disa sportve tjera) kujdesen disa gra, te (zh)veshura si ne plazhe, per ti argetuar shikuesit. Ballinat e revistave te ndryshme, jane shenderruar ne meny bordelesh per deshirat maskiliste, kurse shtepite e modes kukullat i kane zavendesuar me gra, e modeluesit e veshjeve, i detyrojne keto gra/kukulla qe ti nenshtrohen nje regjimi dietal pothujse ç’njerezoe, ndersa ato gra e marrin pamjen e pengjeve, te kampeve te Auschwitz, me te vetmin qellim pershtatjen me veshjet e dizejnatorit, e ne sherbim te oligarkeve te tyre!
Por keto nuk mjaftojne, pasqe feministet thojne qe me civilizuese dhe emancipuese eshte nje stjuardese, me uniform provokuese e cila iu sherben udhetarve ne lartesi ne kembim te nje page, ndersa e ta konsiderojne “nenshtruese” shamin e nje gruaje, e cila kujdeset vullnetshem per edukimin e femijeve te saj ne shtepi! (iracionale).
Prandaj kjo qasje nuk i kontribon te drejtave te gruas, por kerkesave te meshkujve te caktuar.
Perfundimisht une mendoj qe, fokusi ne atakimin e shamise se gruas muslimane, me arsyetimin per ta “ç’liruar” nga “nenshtrimi”, eshte vetem arsyetim, sa per ti ikur kauzes se vertete, per te drejtat dhe mosnenshtrimin e grave neper bote, ndaj atyre qe po e shfrytezojne gruan per qefe te veta, por qe derdhin lot krokodili per hallin e gruas muslimane!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit