10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shakaja e frikshme e Putin me fëmijën 9-vjeçar: Rusia s’ka kufij

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se Rusia nuk ka kufij dhe as nuk mbaron në ndonjë vend, teksa ka marrë pjesë gjatë një ore mësimi të gjeografisë.

“Është shaka”, tha Putin më pas, ndërsa të tjerët e duartrokisnin dhe qeshnin me fjalët e presidentit. Ai pyeti një djalë 9-vjeçar se ku përfundon kufiri i Rusisë dhe i vogli u përgjigj “tek gryka e Beringut”.

Më pas Putin dha përgjigjen e tij duke shpjeguar se Rusia etnike ndodhet kudo që rusët jetojnë.

Kreu presidencial i Rusisë ua ka bërë të qartë rusëve, ambasadorëve dhe faktorëve politikë se Rusia nuk është vetëm ajo gjeografikisht që quhet shtet rus, por edhe atje ku ka popullatë ruse. Kjo nënkupton se Putini quan Rusi edhe aneksimin e Krimesë nga ana e Kremlinit në vitin 2014./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit