Sfungjerët dhe peshqirët e kuzhinës janë shkaktarët e helmimit. Ja se si t’i dezinfektoni ato…

0
77

Në kuzhinë të gjithë kemi sfungjerë, peshqirë dhe më shumë. Vetëm se ndoshta nuk e dini se të gjitha këto mjete pastrimi nuk janë asgjë tjetër veçse një depo shumë e efektshme e mikrobeve. Me pak fjalë, sfungjerët që përdorim për të pastruar enët mbledhin shumë baktere dhe për këtë arsye janë potencialisht të rrezikshëm për shëndetin tonë.

Kjo u zbulua nga një organizatë spanjolle që punon për të mbrojtur konsumatorët, OCU (Organación de Consumidores y Usuarios), e cila kreu një studim mbi këtë çështje. Anëtarët e OCU-së morën pjesë në hulumtim dhe u pyetën që të dërgonin mostra të përdorura të sfungjerëve dhe peshqirëve .

Qëllimi ishte që ato të analizohen nga një laborator i OCU. Rezultatet që dolën ishin mjaft interesante. Sfungjerët dhe peshqirët e kuzhinës janë shkaku i helmimit. Ja se si t’i dezinfektoni ato.

96% e sfungjerëve dhe 91% e peshqirëve që u testuan ishin në kushte të dobëta higjienike. Hulumtimi gjithashtu përbëhej nga një pyetësor që u ishte dorëzuar atyre që kishin dërguar mostrat për t’u analizuar. Gjithashtu nga këtu erdhën rezultate të denjë për t’u përmendur. Për shembull, fakti që rreth 79% e të anketuarve thanë se ata kurrë nuk i dezinfektonin instrumentet që shërbenin për pastrimin e enëve.

Nga 21% e njerëzve që u përgjigjën se dezinfektojnë sfungjerët dhe peshqirët, 1/5 thanë që përdorin mikrovalën, ndërsa 37% përdorin një instrument më tradicional… lavatriçen. Sipas OCU as mikrovala dhe as lavatriçja nuk janë mjetet më të përshtatshme për pastrimin e sfungjerëve. Përdorimi i këtyre mjeteve zvogëlon praninë e baktereve, por nuk i eliminon ato.

Për sa i përket larjes në lavastovilje, kjo madje ka pasur efekt të kundërt, domethënë ka rritur sasinë e mikrobeve të pranishme në sfungjerë dhe pastrues. Sipas OCU mënyra më e efektshme për të pastruar këto instrumente është ajo tradicionale: thjesht lajini mirë me ujë të rrjedhshëm dhe pastaj vendosini të thahen.

Burimi: Revista Psikologjia