9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Serbia thotë se s’ka shtet që e detyron për t’ia lënë Kosovës 100 për qind Gazivodën

Më të lexuarat

Vendimi për hapjen e kapitujve për negociata me BE nuk i takon Serbisë, por partnerëve evropianë, ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me shefin e diplomacisë gjermane Frank Walter Steinmeier.

Këtu nuk bëhet fjalë për reformat por për raportin me Prishtinën, ka thënë Vuçiq, njofton B92 pas bisedës me shefin e diplomacisë gjermane.
“Bëhet fjalë për disa çështje nga Marrëveshja e Brukselit, siç është Asociacioni serb i Komunave, dhe jashtë Marrëveshjes.

Do të japim çdo gjë nga vetja, duke ruajtur interesat kombëtare e shtetërore, që të arrijmë marrëveshje atje ku mundemi”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar e ka tema për të cilat as që mund të bisedohet, e njëra nga to është se nuk të lihet 100 për qind e hidropotencialit të Gazivodës.

“Për këtë nuk mund të na shtyjë asnjë vend në rruzullin tokësor. Nëse dikush do marrëveshje, atëherë duhet ta tregojë këtë, e vendimi është ai i BE-së”, ka thënë Vuçiq duke iu referuar Gazivodës.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit