8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Serbia, një hap pas në rrugën e integrimit

Më të lexuarat

Parlamenti i Serbisë aprovoi një ligj të ri mbi Bankën Qendore, pavarësisht se ai ishte kritikuar më parë ashpërsisht nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, për kufizimin që i bën pavarësisë së bankës.

Guvernatori i Bankës, Dejan Soskiç, paraqiti të enjten dorëheqjen në shenjë proteste, përpara se të niste në Parlament debati për aprovimin e ligjit, i cili i jep Parlamentit fuqi mbikqyrëse mbi bordin ekzekutiv të bankës.

Qeveria nacionaliste e kryeministrit Daçiç, njëkohësisht ka të drejtë tashmë që të emërojë dhe të shkarkojë drejtuesit kryesorë të Bankës.

Në një deklaratë, Brukseli zyrtar theksoi se miratimi i këtij ligji përbën një hap pas në rrugën e Beogradit drejt integrimit në BE.

Serbisë iu dha statusi i vendit kandidat në muajin mars, por zgjedhjet e mëposhme bënë që një qeveri me një program nacional-socialist të ngjitej në pushtet, duke rrezikuar rrugën intergruese të vendit.

Më parë gjatë gushtit, presidenti Nikoliç i bëri një “ofertë” Kosovës, një çështje kyçe në politikën e jashtme serbe, duke thënë se ishte i gatshëm t’u ofronte një autonomi të zgjeruar brenda shtetit serb, por theksoi se nuk mund të ketë kurrë pavarësi, edhe pse tashmë Kosova njihet si shtet i pavarur nga fuqitë e mëdha të BE-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pothuajse 90 vende në të gjithë botën. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit