6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serbia mirënjohëse ndaj Hungarisë për qëndrimet e tyre kundër Kosovës

Më të lexuarat

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka falënderuar qeverinë hungareze për një qasje të balancuar ndaj Kosovës.
Bërnabiq ka theksuar qeveria serbe ka një bashkëpunim të mirë me atë hungareze.

“Hungaria e ka njohur pavarësinë e Kosovës por tani kemi mirëkuptim në mes dy vendeve për faktin se qëndrimi i Hungarisë është balancuar”, ka thënë Bërnabiq.

Në emër të qytetarëve të Serbisë, ajo ka falënderuar Hungarinë që ka abstenuar gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Shembull tjetër të mbështetjes hungareze, Bërnabiq e mori qëndrimin e tyre karshi krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Kjo tregon se viti 2019 është i rëndësishëm për partneritetin tonë dhe tani kemi bashkëpunim më të mirë sesa kemi pasur në të kaluarën”, ka përfunduar kryeministrja e Serbisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit