8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Serbia do t’i shesë armë Pakistanit

Më të lexuarat

Serbia do të arrijë marrëveshje me Pakistanin që do t’i mundësojë asaj eksportimin e pajisjeve ushtarake në vendin aziatik, ka bërë të ditur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq.
“Ato që ne mund të ofrojmë, janë automjetet e blinduara, municion i kalibrit të madh, pushkë dhe pajisje të natës”, ka thënë Vuçiq pas takimit në Beograd me homologun pakistanez, Syed Naveed Qamar.
Ministri i Pakistanit ka thënë se detajet e marrëveshjes potenciale do të bëhen të ditura pasi delegacioni i Serbisë të vizitojë vendin e tij në muajt e ardhshëm.
Për vite të tëra, Serbia ka bërë përpjekje të rrisë eksportet e industrisë ushtarake, raporton rel.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, këto eksporte janë rritur në 247 milionë dollarë nga 75 milionë dollarë sa kanë qenë rreth pesë vjet më parë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit