Serbia do të pranojë zyrën e Prishtinës në Beograd

0
43

Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Serbisë, Mladan Dinkic, ka thënë se qeveria e re e Serbisë duhet të pranojë gjithçka që u premtua më parë ndaj BE-së në lidhje me Kosovën.

“Ne duhet të pranojmë hapjen e zyrave të Serbisë në Prishtinë dhe të Prishtinës në Beograd, nëse këtë premtim ia ka dhënë BE-së qeveria e mëparshme. Ajo që ne kurrë nuk do të pranojë është njohja e pavarësisë së Kosovës, si dhe që Prishtinës t’ia japim ulësen në OKB”, ka thënë ai për ditoren e Novi Sadit, “Danas”.

Dinkiç tha se qeveria serbe, në të cilin është ministër, është e gatshme që me Prishtinën të flas hapur dhe që “në mënyrë efikase t’i zgjidhë problemet që lidhen me jetët e njerëzve në Kosovë, përkatësisht zhvillimin ekonomik në atë rajon”.

“Ka pas shumë vendime të pakuptimta të qeverisë së mëparshme. Pse, për shembull, u është ndaluar bankave serbe për të hapur degë në Prishtinë? Si ministër i financave, i pari do t’i stimulojë bankat serbe që të shkojnë në Prishtinë, në Zagreb, Sarajevë, siç janë aktualisht në Banja Llukë”, tha Dinkic, i cili është lider Rajoneve të Bashkuara Serbe (URS). /Telegrafi/kohaislame