13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Serbia do bisedime politike me Kosovën

Më të lexuarat

Shefi i dplomacisë serbe Ivan Mërkiq ka deklaruar se qeveria e re serbe gjatë javëve të ardhshme do të formulojë pozicionin e saj për vazhdimin e dialogut me Kosovën, duke përsëritur se qeveria aktuale do të përmbushë të gjitha ato që e mëparshmja i ka arritur.

Mërkiq, siç transmeton QIK-u, i ka i deklaruar Televizionit Publik të Serbisë se dialogu me Prishtinën do të ngrihet në nivel politik dhe se “përveç bisedimeve teknike nevojiten edhe biseda politike”.

“Dhe tani kur ta fomulojmë këtë, e jam i sigiurt se kjo do të jetë javëve të ardhshme, atëherë do të hymë në raundin e ri të negociatave me Prishtinën me ndihmën e Brukselit”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Përndyshe sot kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq bashkë me shefin e diplomacisë Mërkiq do të diskutojnë në Bruksel sesi Serbia po i zbaton reformat dhe kushter për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE si dhe për vazhdimin e dialogut./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit