7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Serbi, rritet borxhi dhe papunësia

Më të lexuarat

Të dhënat zyrtare tregojnë se borxhi publik dhe papunësia vazhdojnë të rriten në Serbi, pavarësisht masave paraprake të marrë nga qeveria e sapoformuar e Ivica Daçiç.

Në total, borxhi deri në fund të majit u rrit në 24,19 miliardë euro ose 186 milionë më shumë se muaji prill, shifra tejet shqetësuese këto për financat e rënduara të vendit ballkanik. Të dhënat u publikuan të martën nga Dhoma Serbe e Tregtisë.

Nga ky borxh, 23,95 miliardë euro është vlera e vetë huave të marra dhe 238,9 milionë euro ajo e interesave. Borxhi publik ka arritur vlerën e 11,09 miliardë eurove, ndërsa ai privat në 13,1 miliardë.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të papunëve të regjistruar si të tillë në Zyrat e Punës në të gjithë vendin arriti në muajin korrik në 762 576 persona, ose 0,84% më shumë se një muaj më parë.

Me një pjesë të papunësisë që mbetet e padeklaruar, problemi bëhet edhe më i rënduar. Zyrtarisht, papunësia në Serbi është prej 24% e forcës aktive, një prej më të lartave në të gjithë Europën.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit