SERBËT VERIORË SFIDOJNË EDHE BEOGRADIN

0
39

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës janë bërë gati për t’i mbajtur zgjedhjet lokale më 6 maj, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të Qeverisë në Beograd që këto zgjedhjet të mos mbahen, sepse “janë jashtë Rezolutës 1244”.

Udhëheqësit ilegalë të veriut kanë konfirmuar se janë bërë gati që më 6 maj të zhvillohen normalisht dhe pa asnjë pengesë zgjedhjet lokale.

I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, thotë për “Zëri” se këto zgjedhje Beogradi nuk do t’i pengojë, por as nuk do t’i njohë.

Ai sqaron se Beogradi tashmë do të merret me zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, të cilat sipas ti do të mbahen në Kosovë, ku do të hapen edhe qendra të votimit në çdo pjesë të saj.

“Unë personalisht pres nga Prishtina që të mos bëjë ndonjë veprim të keq”, ka thënë Ivanovic./expres/kohaislame