7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Serbët në Kishën Shën Nikolla luten për kthimin e Kosovës

Më të lexuarat

Në kremtimin e festës kushtuar Shën Nikollës, në Kishën Ortodokse serbe në Prishtinë Shën NIkolla, që u shënua dje, kanë marrë pjesë shumë besimtarë. Radio Kim thotë se nergut për këtë festë në Prishtinë kishin ardhur shumë serbë të shpërngulur që tash jetojnë në Beograd, Kragujvc e Nish.
 
Meshën me këtë rast në kishë e mbajti at Sava.
 
„Asnjëherë nuk është humbur asgjë, nuk ka vend të humbur, njeriu duhet gjithmonë të besojë në të mirën, në dritën e Krishtit, por jo verbërisht, por të jetojmë të barabartë. Vetëm nëse jetojmë në mënyrë të drejtë, mund të kemi shpresën e drejtë për të nesërmen më mirë dhe se vendi ynë i rrëmbyer do të na kthehet”, ka thënë ati Sava, përcjell Koha.net.
 
 
Në oborrin e Kishës kishin ardhur edhe serbë nga fshatrat e afërta të kryeqytetit, ndërsa në kohë të fundit këtu vijnë edhe të shpërngulur nga Prishtina të cilët shpresojnë se një ditë do të kthehen në kryeqytet.
 
„Meqë vitet po shkojnë, tek unë dhe te të gjithë ne dhembja është gjithnjë e më e madhe e edhe nostalgjia për këtë tempull, për këta të tubuar dhe për qytetin tonë. Na dëbuan nga qyteti ynë, ne jemi të shpërndarë nëpër gjithë Serbinë. Më besoni, ne nuk mendojmë se ato janë vendbanime të përhershme, te ne është pikëllimi por edhe dëshira e madhe që të kthehemi në vendin tonë “, ka thënë kryetarja e Motrave serbe nga Prishtina Zagorka Pavloviq. 
Dje, në kishën Shën Nikolla ka ardhur edhe ikona e këtij të shenjti, dhuratë nga Rusia.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit