6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Serbët në Gazimestan kërkojnë armë dhe i brohorisin Karaxhiqit e Mladiqit

Më të lexuarat

–Mijëra serbë gjatë shënimit të Ditës së Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, i kanë brohoritur kriminelëve të luftës që po gjykohen për krime lufte në Hagë, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit.

Ata njëkohësisht kanë klithur “Na jepni armë”. Manifestuesit, ndër të cilët ishin edhe Oliver Ivanoviqi, Slobdan Samarxhqi, nën kryetar i DSS të Koshtunicës.

Medie serbe njoftojnë se nga qindra serbë Polica e Kosovës mori simbolet me ikonografi nacionaliste serbe. Këto simbole u hodhën pastaj në hendekun afër autostradës

Agjencia serbe e lajmeve Beta thotë se disa policë të Kosovës u sollën shumë keq me manifestuesit, ndërsa KiM radio thotë se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar incidentet e mundshme.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit