9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Serbët kthejnë mbrapsht KFOR-in në Leposaviq

Më të lexuarat

Rreth 40 serbë kanë bllokuar të enjten rreth orës 3:00 të mëngjesit magjistralen e “Ibrit” në fshatin Ibarska Slatina të Leposaviqit, duke pamundësuar kështu lëvizjen e një konvoji të KFOR-it që ishte nisur nga kampi “Nothing Hill” në drejtim të Mitrovicës.

Sipas burimeve të agjencisë Kosovapress ushtarët e KFOR-it ishin nisur në drejtim të Rudares afër Zveçanit për të larguar barrikadën e vendosur tek ura e këtij fshati nga grupe kriminale serbe.

Një burim i kësaj agjencie brenda KFOR-it, ka thënë se përfaqësues të lartë të KFOR-it janë shprehur shumë të shqetësuar në lidhje me zbulimin e informacionit rreth aksionit të tyre të paraparë në mëngjesin e sotëm.

“Si u kuptua qëllimi ynë nga grupet kriminale serbe”, citon burimi të ketë thënë njëri nga ushtarakët e lartë të KFOR-it. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit