7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Serbët dështuan, shqiptarët fituan në Lozanë”

Më të lexuarat

Shqiptarët kanë bërë një mbrojtje më të mirë të çështjes së tyre krahasuar me palën serbe.
 
Kështu shkruajnë mediat serbe të cilat kanë ngelur të zhgënjyera nga Federata e tyre.
 
Sipas mediave serbe juristët e kësaj federate kanë bërë një mbrojtje më të dobët se pala shqiptare duke bërë që Shqipëria të jetë tashmë e favorizuar për të marrë tre pikët.
 
Humbja më e madhe për palën serbe sipas mediave të këtij vendi është se akuzat për racizëm u pranuan si një fakt.
 
Një tjetër faktori i rëndësishëm që mund të ndikojë në dhenien e tre pikëve Shqipërisë është dëshmia e kapitenit Branislav Ivanoviç i cili ka bërë dy dëshmi të ndryshme.
 
Gjatë dëshmisë së dhënë dy ditë më parë ai nuk ka mbajtur të njëjtin qendrim si ai pas ndeshjes.
 
Ndërkohë një tjetër gabim që mund të ndikojë në dhënien e vendimit përfundimtar është se avokati italian i Federatës Shqiptare, Antonio Rigoci dominoi përballë avokatit serb, që me një anglishte të dobët vetëm lexonte ato që kishte shkruar më parë në letër.
 
Të gjitha këto sipas mediave mund të penalizojnë Serbinë në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit