14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sëpata që i preu kokën oficerit serb, simbol i fshatit Brezë

Më të lexuarat

Fshati Brezë i Karadakut, dikur heroik, tashmë është një fshat i braktisur dhe i harruar nga autoritetet qeveritare. Në këtë krahinë nuk ka asnjë kusht jetesë, ndonëse disa banorë vijojnë të frymojnë aty. Pa rrugë, pa ambulancë dhe pa shitore, thjeshtë të lënë në mëshirë të Zotit. Edhe ata 5-6 familje që jetonin në këtë fshat nuk është se nuk i ndan dashuria nga ky vend, por që nuk kanë ku shkpjnë.

Ato janë ndarë tërësisht nga qytetërimi, ndërsa burim të vetëm të ekzistencës e kanë bujqësinë dhe blegtorinë. Problemet më të mëdha sipas fshatarëve hasen gjatë stinës së dimrit: “Mos e dhëntë Zoti ndonjë sëmurje e rëndë, në ato rrugë me gropa vështirë edhe traktori t’ia del”, shprehet i shqetësuar një fshatar.

Por ndryshe këtij realiteti të trishtë të sotëm, Breza shquhet si vendi burrave trima në një të kaluar heroike.

Kështu konsiderohet sidomos periudha që nga viti 1912, kohë e rezistencës së shqiptarëve ndaj sundimit serb në ish-Jugosllavinë e atëhershme. Dhe në qendër të kësaj epoke qëndron Kadri Abazi, i cilësuar trim mbi trima, ai i cili i doli zot një motre shqiptare për t’ia ruajtur nderin nga një oficer serb, duke ia këput kryet.

Për këtë akt, Kadri Abazit i është kushtuar një këngë e veçantë edhe nga rapsodët tanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit