15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Senegal, dënim për fyerjet nëpër rrjete sociale ndaj klerikëve

Më të lexuarat

Ministri i Drejtësisë, Ismaila Madior Fall, në një deklaratë për mediat paralajmëroi përdoruesit e rrjeteve sociale se ata të cilët shkruajnë mesazhe me përmbajtje fyese për klerikët do të marrin dënime serioze

 

DAKAR (AA) – Në Senegal, shtet në Afrikë, personat të cilët do të publikojnë mesazhe fyese ndaj klerikëve nëpërmjet rrjeteve sociale do të dalin para gjyqësorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mediat e Senegalit thuhet se me rregulloren e re, do të mund të gjykohen ata të cilët bëjnë fyerje ndaj klerikëve nëpërmjet rrjeteve sociale si WhatsApp, Twitter dhe Facebook.

Ministri i Drejtësisë, Ismaila Madior Fall, në një deklaratë për mediat paralajmëroi përdoruesit e rrjeteve sociale se ata të cilët shkruajnë mesazhe me përmbajtje fyese për klerikët do të marrin dënime serioze.

“Askush nuk mund t’i fyejë klerikët ose Ministrinë e Çështjeve Fetare. Nuk do të jap emra, por emri i disa personave ka arritur në gjyqësor. Kushdo që bën fyerje, në momentin e identifikimit do të nisen proceset penale”, është shprehur Fall.

Pas fyerjes së sektit Muridi nëpërmjet rrjeteve sociale, Ministria e Drejtësisë në Senegal kishte hartuar një rregullore të re lidhur me krimet kibernetike dhe kishte themeluar një njësi të re për këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit