12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sëmundjet seksuale, epidemi të çoroditjes seksuale

Më të lexuarat

Sëmundjet seksuale në kohën bashkëkohore konsiderohen si më të rrezikshmet dhe më vdekjeprurëset për njeriun. Raportet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se sëmundjet seksuale janë më të përhapurat në botë dhe se janë ndër problemet më të rrezikshme me të cilat ballafaqohen shtetet perëndimore. Numri i të infektuarve është në rritje të vazhdueshme te të gjitha moshat, por më së shumti te të rinjtë. Dr. Goldi thotë se është llogaritur se në çdo sekondë infektohen katër persona nga sëmundjet seksuale në botë. Kurse Dr. Xhorxh Kusi thotë: “Rastet zyrtare të njohura nuk e kalojnë një të katërtën e numrit real të të infektuarve.” (“El Emrad el- Xhinsije” dr. Nebil Tavil)

Për këtë problematikë ka shumë çfarë të thuhet, por në këtë rast do të ndalemi që t`i hedhim një vështrim thënies së Muhamedit salallahu alejhi ue selem, ku shumë qartë vërtetohet realiteti i kohës sonë.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Nuk do të paraqitet prostitucioni (kurvëria) në një popull, derisa ata ta shfaqin atë haptas në mesin e tyre, e që mos të përhapen tek ata epidemi dhe sëmundje të cilat nuk kanë qenë të njohura te të parët e tyre.”
(Transmeton Ibën Maxhe dhe Hakimi, i cili e vlerëson të saktë dhe me këtë pajtohet edhe Dhehebiu, gjithashtu edhe Albani e cilëson të saktë në “Silsile Sahiha”, vëllimi i 1, f. 7, numri i hadithit 106.)

Gjatë dy shekujve të mëparshëm, njohuritë bashkëkohore të shkencëtarëve që studiojnë botën e mikroorganizmave vërtetojnë se ekzistojnë grupe bakteresh, gjenesh dhe virusesh, që nuk transferohen te tjetri vetëm se me anë të ushtrimit të akteve seksuale në mënyra të çoroditura në mes mashkullit dhe femrës, apo në mes mashkullit me mashkull dhe femrës me femër.
Gjithashtu, ata vërtetojnë se nëse në një shoqëri përmasa e këtyre formave të shthurura të marrëdhënieve seksuale është e përhapur, atëherë ajo shoqëri është e kërcënuar nga pandemi të papara më herët për shkak se këto bacile (viruse) vazhdimisht ndryshojnë karakteristikat e tyre dhe kjo e vështirëson shërimin, duke qenë se trupi humb imunitetin dhe nuk ka mundësi të mbrohet nga këto viruse për shkak të ndryshimit dhe paraqitjes së tyre në forma dhe me karakteristika të reja në të ardhmen.
Hadithi i lartpërmendur e paralajmëron këtë ligj shoqëror të përgjithshëm që e ka përcaktuar Allahu i Lartësuar, të cilin shkencëtarët e sotëm kanë arritur ta zbulojnë. Gjithashtu, ky ligj nuk ka të bëjë me një kohë apo shoqëri të caktuar, por mund të ndodhë në çdo kohë dhe shoqëri.
Për ta kuptuar më qartë hadithin, themi se është i formuluar nga dy pjesë:
1. Premisa apo kushti paraprak
2. Rezultati apo pasoja dhe efekti (me fjalë të tjera përfundimi)
Premisa apo kushti paraprak është që në një shoqëri të përhapen forma të marrëdhënieve seksuale të ndaluara, si prostitucioni, aktet seksuale të çoroditura (si homoseksualizmi, etj.), duke i legalizuar dhe të qenët i kënaqur me to, pastaj propagandimi i tyre si “liri seksuale”.
Rezultati apo pasoja e këtyre akteve të liberalizuara është lindja e sëmundjeve të rënda seksuale dhe përhapja e tyre në formë epidemish shkatërruese, pastaj shfaqja e tyre e vazhdueshme me forma të reja në gjeneratat e ardhshme.
Dr. Shufildi në librin e tij “Sëmundjet seksuale” thotë: “Në shoqëri është përhapur toleranca ndaj të gjitha akteve seksuale. Nuk ka asnjë ndjenjë turpi nga amoraliteti, homoseksualizmi apo çfarëdo akti seksual të çoroditur dhe të ndaluar. Në të kundërtën, mjetet e komunikimit (mediat) kanë bërë që mashkulli apo femra e martuar të ndihen të turpëruar (që kanë kontakte seksuale me vetëm një partner). Morali (vetëpërmbajtja) për mashkullin dhe femrën në shoqëritë perëndimore ka arritur shkallën që na bën të na dalin djersë nga turpi. Masmediat nuk pushojnë së thirruri dhe vazhdojnë të nxisin “lirinë seksuale”, duke e konsideruar atë si një gjë të natyrshme.”

Por cila ishte pasoja e kësaj?
Paraqitja e sëmundjeve seksuale në formën e epidemive, të cilat shkaktuan humbje dhe dhimbje të shumta. Nga virusi i Sifilizit, prej momentit që është paraqitur për herë të parë në vitin 1494, bota ka përjetuar valë shkatërruese të përhapjes së tij si epidemi shkatërruese në periudha të ndryshme. Në pesë shekujt e mëparshëm ka lënë të vdekur me miliona njerëz dhe miliona të tjerëve ua ka shkatërruar jetën. Ky virus vazhdon ta ndryshojë përmbajtjen, duke e sulmuar njeriun edhe në kohën tonë.
Gonorreja (sëmundje seksuale) prin listën e sëmundjeve më vdekjeprurëse. Një nga sëmundjet seksuale më të përhapura në botë, ajo e lë steril atë që e godet, prandaj edhe quhet sterilizuesi më i madh në botë.
Të rënda janë të gjitha sëmundjet seksuale që lindin dhe vazhdojnë të lindin nëpër shoqëritë që janë larguar nga mësimet qiellore.
Së fundi, AIDS-i i frikshëm dhe shkatërrues, virusi i cili shkatërron sistemin e imunitetit të njeriut. Virus i cili shkatërron organet e njeriut njërin pas tjetrit, duke shkaktuar vazhdimësi të mundimeve dhe dhimbjeve. Këtë sëmundje njerëzimi nuk e njihte, por si pasojë e shthurjes së moralit dhe legalizimit të llojeve të shëmtuara të marrëdhënieve seksuale me pretendimin për “liri seksuale”, AIDS-i u shfaq për herë të parë në vitin 1983. Dhe e tërë kjo është vërtetim i paralajmërimit të të Dërguarit Muhamed, bekimi dhe paqja qofshin mbi të.

Marrë nga revista “Afak”, nr. 3. me disa ndryshime
Alaudin Abazi/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit