7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Selman El-Aude thërret gjeneratën e re shiite të dalin kundër devijimit

Më të lexuarat

Ndihmës sekretari gjeneral i Unionit të Dijetarëve Muslimanë Dr. Selman El-Aude ka kritikuar ashpër shiitët e sotëm dhe ka dënuar qëndrimin e tyre negativ dhe nënçmimin që u bëjnë sahabëve të Muhamedit a.s.. Selman El -Aude u ka bërë thirrje gjeneratës së re shiite të dalin kundër këtij devijimi të rrezikshëm.
 
Ai në tekstin e tij javorë fliste për vlerat e sahabëve duke thënë se ajo ishte gjenerata më e zgjedhur dhe bashkësia më e mirë e cila arriti rezultate të mahnitshme në historinë e njerëzimit.
 
Tekstin e tij shejh El-Aude e përfundoi me fjalët: Zoti im, unë largohem nga ata që për sahabët dhe gratë e të Dërguarit Tënd flasin gënjeshtra. Zoti ynë, na ringjall në shoqërinë e sahabëve dhe na bashko me to në xhenet./IP
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit