6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Selimi: Thaçi e “dogji” Haradinajn

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se Hashim Thaçi i ofroi gjithçka Ramush Haradinajt, por nuk i dha asgjë.
Selimi ka thënë se Ramush Haradinaj gaboi që nuk u rreshtua me opozitën.

“Hashim Thaçi arriti t’ia djegë momentumin Ramush Haradinajt. Thaçi ia ofroi Ramushit mundësinë për të bashkëqeverisur, por nuk ia dha atë. Thaçi ia ofroi miqësinë Ramushit, por nuk ia dha atë. Thaçi ia ofroi Ramushit të ardhmen në politikë, por nuk ia dha atë. Pra, Hashim Thaçi i ofroi gjithçka Ramushit, por s’i dha gjë”, tha Selimi për “Epokën e Re”.

Ai me tej tha se “ presim nga Ramush Haradinaj të reflektojë sërish dhe ta tregojë veten ashtu siç kemi dashur të kthehej nga Haga, pra të kthehet si opozitar. Kërkojmë nga AAK-ja të bashkëpunojë me opozitën për ta rrëzuar Qeverinë aktuale”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit