7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Selim Hasanaj: Unë mishin e derrit e ha!

Më të lexuarat

Selim Hasanaj shkruan plot fyerje…

 

Të premten e kalueme datë 20.05.2011 gazeta KOSOVALBEMIGRANT.COM shkruente se në Oslo u vu gurthemeli i xhamisë “shqiptare” për “shqiptarët” që jetojnë atje. Së bashku me shkrimin ishte edhe nji fotografi ku shifej se si personat e autorizuem me lopatë në dorë hedhin gurin e themelit.Shkrimi sqaronte se aty veç mërgimtarëve “shqiptarë”, që kryesishtë janë nga trojet shqiptare në Maqedoni, ishin edhe dy musafirë specialë, dy Ambasadorë shteti: Ambasadori i Maqedonisë dhe ai i Arabisë Saudite.

Prita për të ba këtë shkrim per një arsye, doja të merrja vesht se cilët nga intelektualët e vetdeklaruem dhe patriotët e vetshpallun ishin aty të pranishëm. Nuk muejta me marrë të dhana të sakta, prandaj të sulmoj pa fakte nuk mundem.Do të ndërtohet xhamija dhe jo çfarëdo, por do të ndërtohet objekti islam në kryeqendren e vikingve norvegjezë, në Kristiania-n e dikurshme, Oslo-n e tashme, në një hapsinë prej 1800 metrash katror. Deklaratat e të pranishmëve derisa hidhej gurthemeli ishin plot entuziazem dhe me plot gëzime. Kjo do të jetë një ditë historike për të ardhmen e femijëve tanë, kishin thanë njëzani të pranishmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit