Sekuestrohen 12.3 kilogramë marihuanë nga Policia e Gjirokastrës

0
34
Përveç sekuestrimit të lëndës narkotike, është arrestuar edhe drejtuesi i automjetit ku u gjet droga, 33 vjeçari Elton Çako.
 
Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka sekuestruar sot në orët e para të mëngjesit rreth 12.3 kilogramë marihuanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shqiptare kanë bërë të ditur se përveç sekuestrimit të lëndës narkotike, është arrestuar edhe drejtuesi i automjetit ku u gjet droga, 33 vjeçari Elton Çako.
 
“Më datën 29.03.2015, rreth orës 07.00, efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijës, gjatë kontrollit të detajuar  të automjeteve në vijën e dytë në dalje për në shtetin grek, në automjetin Nisan me targa AA 352 JE, në pronësi të  shtetasit Elton Çako, vjeç 33, banues në Fier, kanë konstatuar se poshtë sediljeve në shasi, kishte pako të dyshuara me lëndë narkotike. Gjithsej  u gjetën dhe u sekuestruan  9 pako me peshë totale 12.3 kilogramë mariuanë”- thuhet në reagimin zyrtar të policisë. Policia ka deklaruar se drejtuesi i automjetit është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.