9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

SEKRETET E “PITALKAVE” TË PRIZRENIT NË RAMAZAN

Më të lexuarat

Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, furrat e bukës, zakonisht para Iftarit, vërshohen nga blerës të shumtë që duan të furnizohen me të ashtuquajturat “Pitalkat’ e Ramazanit. Po, ku është sekreti I tyre? Pse janë aq të shijshme dhe pse aq kërkohen? Detajet I sjell kronika e koleges Artina Zeqiri.

…Ky është Fatmir Hameli – një furrëtar nga Prizreni I Kosovës që tashmë 12 vite është duke punuar në Tetovë. Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, krahas reduktimit të lëvizjes së qytetarëve, ai nuk I ka humbur myshterinjtë. Vëllimi I punës vazhdon të jetë I njëjtë, me ritëm të shtuar…

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por jo vetëm, para furrave të bukës dhe shumë pak para kohës së iftarit, shumë qytetarë presin në radhë për të blerë një prodhim special që ndër popull quhet – pitalka. I konsideruar edhe si simbol i Ramazanit, pitalkat, sidomos ato që prodhohen nga furrëtarë nga Kosova janë më të kërkuarit. Madje thuhet se në Tetovë e gjetiu nuk ekziston sofër iftari pa pitalka.

Axha Fatmir thotë se tashmë 30 vite është duke punuar dhe se këtë zanat e ka trashëgimi familjare. Por, përse pitalkat e tij janë aq të kërkuara?

 

Ai nuk nguroi ta demostrojë procesin e përgatitjes dhe pjekjes së pitalkave… Vërrehej se ishte mjeshtër I zanatit, por gjithmonë duke patur kujdes t`I përmend detajet, që mbase paraqesin edhe sekretin se përse këto bukë janë aq të shijshme.

 

Mënyra tradicionale në procesin e pjekjes me furrë druri, sipas Axhës Fatmir, ka bërë që furra e tij të njihet për cilësi, në kohën kur tashmë ka avancuar edhe teknologjia e pjekjes së bukëve.

Të gjithë ato që tha Mjeshtri I bukës Fatmiri, për traditën, mënyrën e përgatitjes, por edhe për shijen, e konfirmuan edhe blerësit që për cdo Ramazan vërshojnë këtë furrë buke.

Për fund Axha Fatmiri ka edhe një mesazh për qytetarët, që rastësisht apo jo, korespondon me situatën aktuale që po mbretëron në vend.

Sipas të dhënave, pitalkat në kohën e Perandorisë Osmane ishin bërë për të varfërit dhe udhëtarët e rastit, por me kalimin e kohës është shndërruar në ushqim universal, një specialitet I vecantë, pa të cilën është e pamundshme të paramendohet Iftari apo ushqimet tjera tradicionale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit