14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sekretari britanik mbështetje për muslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

Sekretari i Jashtëm Hunt tha se Britania është e vendosur që të ofrojë siguri dhe drejtësi për muslimanët e Arakanit që kanë qenë viktima të sulmeve në Mianmar

 

LONDËR (AA) – Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se asnjë vend që e konsideron veten human nuk mund të jetë spektator përballë përcaktimeve që ka bërë në vend Misioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimeve për Mianmarin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misioni i Pavarur Ndërkombëtar i OKB-së për Hetimet në Mianmar ka zbuluar dhimbje të tmerrshme në Mianmar.

Para nisjes së vizitës zyrtare dy ditore që do të zhvillojë në Mianmar, Hunt tha se, “Asnjë vend që e konsideron veten human nuk mund të jetë spektator përballë pretendimeve të tilla serioze”.

Ai tha se Britania e Madhe është e vendosur që të ofrojë siguri dhe drejtësi për muslimanët e Arakanit që kanë qenë viktima të sulmeve në Mianmar, duke shtuar se, “ky do të jetë një udhëtim i gjatë, por që tani do të fillohet me përmirësimin e kushteve të tyre”.

Sipas tij, Britania ka siguruar mbështetje psikologjike për më shumë se 10 mijë gra që janë përballur me dhunën seksuale nga pjesëtarët e ushtrisë së Mianmarit dhe se ka dërguar punonjës shëndetësorë për kujdesin e 53 mijë grave. “Me partnerët tanë ndërkombëtarë do të rrisim mbështetjen tonë për ata që kanë qenë viktima të këtyre sulmeve të tmerrshme”, tha sekretari britanik.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme mësohet se Hunt gjatë vizitës së tij në Mianmar do të takohet me zyrtarët në lidhje me ngjarjet me të cilat janë përballur muslimanët e Arakanit.

Hunt do të takohet me ministren e Jashtme dhe udhëheqësen e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ndërsa theksohet se do të vizitojë edhe Arakanin.

Problemi i Arakanit

Misioni i pavarur hetimor ndërkombëtar për Mianmarin, i themeluar nga Kombet e Bashkuara (OKB) ka kërkuar që anëtarët e nivelit të lartë të ushtrisë së Mianmarit, përfshirë edhe shefin e shtabit, Min Aung Hlaing, të gjykohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) për gjenocid ndaj muslimanëve të Arakanit.

Shumica e muslimanëve të Arakanit të cilët janë përballur me persekutim dhe presion sistematik që nga vitet 1970 në Mianmar, braktisën trojet e tyre duke migruar në vende të tjera.

Muslimanët e Arakanit kanë humbur në vend të drejtat e tyre të nënshtetësisë që nga viti 1982 dhe ata konsiderohen si njerëz “pa shtet”. Po ashtu muslimanët e Arakanit të cilët nga OKB-ja llogariten si “pakicë fetare që persekutohet”, ata gjithashtu përballen edhe me ngjarje të dhunshme, diskriminim ligjor, ekonomik dhe shoqëror.

Gjatë vitit 2012 në Arakan pati konflikte mes budistëve dhe muslimanëve, ku në ngjarje u masakruan mijëra persona shumica e tyre muslimanë si dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën.

Nën pretendimin e sulmeve militante të ndërmarra njëkohësisht ndaj pikave policore kufitare në Arakan më 25 gusht 2017, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë nisën sulmet brutale mbi muslimanët Rohingya të cilët masakruan rreth 10 mijë pjesëtarë të kësaj pakice.

Në sulmet e shndërruara në spastrim etnik nga ushtria dhe budistët fanatikë u dogjën gjithashtu mbi 350 fshatra ndërsa mbi 700 mijë muslimanë të Arakanit u detyruan të strehohen në Bangladeshin fqinj duke kaluar nëpër rajonet e vështira malore, lumenj apo nëpërmjet detit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit