7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Izrael: Assadi ka ende armë kimike

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis deklaroi sot gjatë një vizite në Izrael se nuk kishte dyshime që regjimi sirian i Bashar al Asadit ka ruajtur armë kimike.

Gjatë një konference për shtyp në prani të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, Matis paralajmëroi regjimin sirian kundër një përdorimi të armëve kimike pas sulmit të dyshuar të 4 prillit në një rajon në veri të Sirisë.

Në atë kohë ushtria amerikane reagoi duke zhvilluar sulme kundër një baze ajrore siriane.

“Nuk ka asnjë dyshim për komunitetin ndërkombëtare se Siria ka ruajtur armë kimike, në shkelje të marrëveshjes dhe të pohimeve për shkatërrimin e tyre”, theksoi Mattis.

“Kjo është një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe duhet të trajtohet në nivel diplomatik”, shtoi shefi i Pentagonit, duke theksuar se sulmet amerikane ishin një paralajmërim ndaj regjimit për të mos përdorur sërish armë kimike.

“Një studim izraelit ka treguar se regjimi i Asadit kishte qenë gjithnjë në zotërim të armëve kimike”, konfirmoi një përgjegjës ushtarak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit