6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Së shpejti do bëhet publik emri i politikanit shqiptar i afërt me pushtetit, që shpifi për BESËN në gazetën “Sabah”?!

Më të lexuarat

Në tekstin e botuar para disa ditëve në “Sabah”, që është plot shpifje për Lëvizjes BESA, autori i tekstit në fjalë thotë si burim për ato konstatime i ka “deklarimet e një politikani të Maqedonisë”. Shumë analistë kanë shkruar qëndrimin se derisa ai nuk e publikon emrin e atij politikani shqipar të afërt me pushtetit dhe derisa ne e dimë se cila parti shqiptare në Maqedoni është ajo që shpif kundër BESËS, e kemi lehtë ta kuptojmë se kush e ka “informuar” atë ashtu.

Mjafton të shihni se kush shpif nëpër portale kundër BESËS dhe bëhet krejt e qartë se kush ka arritur të dërgojë këso shpifje edhe në Turqi. E mediat (para së gjithash, portalet) në vend se të merren me atë kush është ai “politikan i Maqedonisë”, që shpif për BESËN në Turqi, janë kapur krejt pas shpifjes. Kjo është gazetaria në Maqedoni. Në vend se të merren me burimin, merren me shpifjet. Ndërkaq, nëse dikush ka dëshirë të njohë se kush janë gylenistët e Maqedonisë, mjafton ta shohë kush është ministër i Arsimit në Maqedoni dhe cilët ministra të Qeverisë nuk lejuan që shkollat e Gylenit të kalojnë në pronë të shtetit turk”, thonë komentuesit në Facebook./RrugaDrejt.com

 

75
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit