20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Së paku 15 të vdekur nga përmbytjet në Greqi

Më të lexuarat

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e furishëm kanë lënë të vrarë së paku 15 veta në pjesën qendrore të Greqisë, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

 

Qytetet industriale Mandra, Nea Peramos dhe Megara, të cilat ndodhen në perëndim të Athinës, janë goditur më së keqi.

Sipas disa njoftimeve, shumica e të vdekurve kanë qenë njerëz të moshuar, trupat e të cilëve janë gjetur brenda shtëpive të tyre.

Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur periudhë të zisë kombëtare.

Moti i keq ka përfshirë pjesë të Greqisë që një javë, transmeton Evropa e Lirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit