12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sava Janjiç nxit konflikt: shqiptarët bllokuan manastirin, murgeshat u lanë pa bukë!

Më të lexuarat

Një grup i shqiptarësh nga Kosova, kanë bllokuar hyrjen në Manastirin e Nënës Më të Shenjtë të Perëndisë në Gjakovë. Ndërsa nga ana tjetër, lidhur me këtë situatë, disa serbë janë detyruar që të anulonin vizitën e paralajmëruar për shkak të kërcënimeve dhe situatës së sigurisë, shkruan rs.sputniknews.com.

“Protestat e supozuara paqësore janë vetëm një vazhdim i spastrimit etnik të Gjakovës nga serbët që pasuan më 1999, shkatërrimin e kishave dhe shtëpive serbe “, tha kreu i Manastirit të Deçanit, Baba Sava Janjiç . Në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se varri ortodoks ende përfaqëson “një pamje të trishtuar të barbarizmit dhe urrejtjes moderne”, raporton “Kurir”.

Ndërsa më tej shkruan se: “Katër murgeshat e vjetra qëndronin të mbyllura në Manastir këtë mëngjes dhe liturgjia nuk ishte shërbyer. Ata nuk ishin në gjendje të blinin bukë, derisa ndërhyri policia. Vazhdimi i spastrimit etnik të Gjakovës nga serbët filloi që pas vitit 1999, me shkatërrimin e kishave dhe shtëpive serbe “, tha Sava Janjiç.

Në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se Manastiri u dogj në tokë në vitin 2004 dhe se varri ortodoks ende përfaqëson “një pamje të trishtuar të barbarizmit dhe urrejtjes moderne”.“Fatkeqësisht, edhe pas 18 vjetësh, shumë njerëz besnikë nuk mund të vijnë në Kosovë dhe Metohi, ndërsa ata që kanë mbetur këtu jetojnë në probleme të vazhdueshme dhe pasiguri rreth urrejtjes etnike që po përhapet në çdo hap: në media, në shkolla, në rrjetet sociale, por askush nuk mund të ngrejë publikisht një zë kundër një terrorit mbizotërues në të cilin, pas luftës nga ekstremistët e Kosovës, shumë shqiptarë të ndershëm të Kosovës u vranë “, shkroi Sava Janjiç. Ai shtoi se nuk është çudi që Kosova sot përballet me dënime serioze ndërkombëtare. TIRANA TODAY

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit