15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Saul Alinski dhe tetë nivelet e kontrollit politiko-social të shoqërisë

Më të lexuarat

Nga Roald A. Hysa

Nga frika se mos familja e bënte rabin ai iu përkushtua arkeologjisë, studioi filozofi e më pas u bë i njohur në të gjithë botën si mjeshtri i radikalizmit. Saul Alinski nga një hebre i devotshëm kalon dhe bëhet agnostik dhe më pas i dedikohet organizimit shoqëror. Ai ka lindur në Çikago, Ilinois nga prindër emigrantë me prejardhje hebreo-ruse më 1909. Ai është i njohur në SHBA për pikëpamjet e tij kontroversiale dhe për librin e tij “Rregulla për Radikalët” 1971, që u botua një vit përpara se të vdiste, si dhe “Sinjali i zgjimit për Radikalët” 1946. Në vitin 1960 idetë e tij u adaptuan nga shumë studentë kolegjesh dhe nga organizatorë të rinj të kundër-kulturës së atyre viteve, të cilët i përdorën ato si pjesë e strategjive të tyre për organizimet në kampuse dhe përtej tyre.

Mësimet e tij ndikuan gjerësisht politikën amerikane, sidomos atë të krahut demokrat, ku dy politikanë të lartë mund të veçohen, Hillari Klinton, që doktoraturën e saj e mbrojti duke u bazuar në mësimet e Saul Alinskit dhe nën mentoratin e tij, si dhe presidentin Barak Obama me aktivizmin e tij politik të bazuar në principet dhe mësimet e Saul Alinskit. Ka shumë vend për të folur mbi kontributin e Saul Alinskit dhe ai rëndom është akuzuar për idetë e tij progresiste të majta, dhe ai vetë ka qenë një njeri anti-establishment ndaj politikës amerikane të kohës. Një nga idetë që ai e mbronte me fanatizëm, si dhe personi i parë anti-establishment për Saul Alinskin ka qenë vetë Luciferi, gjë për të cilën ai kishte një veneracion të jashtëzakonshëm.

Në vijim do t’ju përcjellim se si mund të ndërtohet shteti social sipas Saul Alinskit. Sipas tij ka tetë nivele kontrolli, që duhet të arrihen përpara se të jesh i aftë të ndërtosh shtetin social. E para është edhe më e rëndësishmja:

1. Shëndetësia: kontrolloni shëndetësinë dhe ju kontrolloni popullin.
2. Varfëria: rrisni nivelin e varfërisë sa më lart të jetë e mundur. Njerëzit e varfër janë më lehtësisht të kontrollueshëm dhe nuk do t’ju luftonin, nëse do të kujdesesh për nevojat e tyre jetësore.
3. Borxhi: rriteni borxhin në nivel të paqëndrueshëm. Në këtë mënyrë ju do të jeni të aftë për të rritur taksat dhe kjo do të prodhojë më shumë varfëri.
4. Kontrolli i armëve (gun control): Hiqni aftësinë për të mbrojtur qytetarët veten nga qeverisja. Në këtë mënyrë do të jeni të aftë të krijoni policinë e shtetit.
5. Mirëqenia: marrja nën kontroll e çdolloj aspekti të jetës së tyre – Ushqimi, Strehimi dhe të Ardhurat.
6. Edukimi: marrja nën kontroll e asaj që populli lexon dhe dëgjon për të marrë nën kontroll atë që fëmijët mësojnë nëpër shkolla.
7. Religjioni: heqja e besimit në Zot nga shkollat dhe qeverisja.
8. Lufta e Klasave: ndaje popullsinë në të varfër dhe të pasur. Kjo do të shkaktojë më tepër pakënaqësi, dhe do të ishte më e lehtë për t’i marrë taksat të pasurve me mbështetjen e të varfërve.

A nuk ju tingëllojnë si të dëgjuara edhe më herët këto gjëra? Saul Alinski vetëm thjeshtëzoi skemën origjinale të liderit komunist Vladimir Iliç Leninit për pushtimin e botës nga komunizmi nën sundimin ruso-sovjetik. Kurse Stalini i quante të sapo-konvertuarit komunistë “idiotë të dobishëm”. Ky lloj njerëzish kudo ku e kanë marrë pushtetin e kanë shkatërruar vendin e tyre. Shpesh është shumë e vështirë t’i çlirosh njerëzit nga zinxhirët, që ata i adhurojnë. Të njohësh dhe të dish të përfitosh nga e kaluara është të dish se ku do të shkosh në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit