16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sarandë: 65-vjeçari vret gruan e më pas vetëvritet

Më të lexuarat

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Sarandës. 65-vjeçari Ismail Leli ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fëllënxa Leli, 57 vjeç, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë, raporton BW.

 

Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në fshatin Berdenesh, rreth 2 km larg Sarandës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një sherr për motive banale.

 

Me të marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, ndërkohë që trupat e pajetë u dërguan në morgun e qytetit./kohaislame


 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit