8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sarajevë: Hapet ekspozita për biografinë e Muhamedit a.s. (Foto)

Më të lexuarat

Në Brus Bezistan të Sarajevës është hapur ekspozita mbi të Dërguarin e Allahut s.a.v.s të autorit Dr. Esmir Halilovic.

Ekspozita është pjesë e manifestimit Selam Ya Resulallah dhe përfshin 33 panele ku tregohen detaje nga biografia e Muhamedit a.s, makete të shtëpisë së tij, xhamsë dhe gjithë Medineja.
Kryeimami i Mexhlisit në Sarajevë Ferid Ef. Dautoviç tha se është nderë i madh që kjo ekspozitë për herë të parë në Evropë mbahet mu në Sarajevë.

“Ekspozita u krijua në tetë muajt e kaluar derisa u mblodhën materialet e nevojshme, dhe me këtë duam të paraqesim sunetin e Muhamedit a.s.. Ky është një rast ideal që në këtë kohë të islamofobisë dhe sulmeve ndaj muslimanëve të paraqesim jetën e Muhamedit a.s. dhe kush janë në të vërtetë muslimanët”, tha autori Halilovic.
23456

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit