6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Sanije Rexha (Gruaja e ish luftëtarit të UÇK’së) bëhet Katolike dhe fyen myslimanët

Më të lexuarat

Sanije Rexha, bashkëshorte e ish luftëtarit të UÇK’së, Abedin Rexhës, ndryshe i njohur si Komandant “Sandokani” i vrarë gjatë luftës është konvertuar në katolike. Ajo këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka thënë se këtë po e bën dhe si hap në mbrojtje të atdheut, tani kur sipas saj ai po kërcënohet nga rrymat turko-arabe.

Sanija Rexha, gruaja e Komandant “Sandokanit”, i cili u flijua për çlirimin e atdheut, ka përdhosur kujtimin dhe veprën e të shoqit dhe duke u konvertuar në katolike. Sanija e cila ka emër dhe mbiemër musliman dhe ka qenë pjesëmarrëse në të gjitha veprimtaritë patriotike, që nga koha kur këto të fundit ishin të jashtëligjshme, ka thënë se tani kur vendi po kërcënohet nga rrymat turko-arabe, ajo i është kthyer rrënjëve të saj, duke aluduar në të kaluarën e krishterë të shqiptarëve, shkruan gazetametro.net.

Lexoni të plotë postimin e Sanije Rexhës:

Në jetën time sipas rrethanave kam vepruar ashtu siç kam vlerësur se duhët të bëj apo të ndryshoj!

Qysh si e re, fillimisht u bashkova me grupet ilegale të rezistencës për Çlirimin e Kosovës. Pastaj u lidha dhe u kurorëzova me njeriun me të dashur për Kombin, Abedin Rexhen, veprimtarin e madh të çështjës kombtare. Pastaj pasi emigruam për disa vite në Gjermani përseri së bashku me fëmijët tonë u kthyem në Kosovë që veprimtarinë tonë t’a kurorëzojmë me luftën për Liri.

Sot, kur rrymat turke- arabe – serbe e kercenojnë identitetin tonë dhe kulturën tonë shekullore, ju ktheva rrënjëve të mija.

Falemnderit, familja e Heroit të Kombit, Pal Palucës, Mario Paluca që mora bekimin edhe të juajin: Falemnderit, Ipeshki i Kosovës, Dodë Gjergji:Falemnderit, Don Daniel qe me dhurove aq shume bekime dhe mbështetje:

Faleminderit, bashkëveprimtar e bashkëluftetar, Halil Çadraku, Peka Gashi që gjithmonë në hidhërim e gëzim ishit mbështetja dhe motivi im: Falemnderit, shoqja im, bashkëluftetare, Shqipe Krasniqi, sepse sot dëshmove që je shoqe e besës dhe e fjalës dhe krejt ne fund Flamurtaret e Abedin Rexhës “Sandokanit”, fëmijët dhe familja ime: Leta dhe Sokol , ju falenderoj nga zemra për mbeshtetjën e juaj sepse jeni oksigjeni dhe egzistenca ime!

Sanija Rexha me këto fjalë duke përshkruar gëzimin e thellë që ndjen se është bërë katolike, ka shprehur hapur injorancën dhe urrejtjen e madhe të saj kundrejt fesë së ndritur islame, duke e cilësuar këtë të fundit si një rrymë turko-arabe, e cila kërcënon dhe vë në rrezik identitetin kombëtar dhe kulturën kosovare. Ajo ka përbuzur kujtimin dhe veprën e të shoqit Abedin Rexhës, i cili luftoi siç i ka hije një kosovari musliman të Kosovës, duke rënë dëshmor për këtë truall të cilin e trashëguam dhe e kemi amanet nga stërgjyshërit tanë osmanë muslimanë.

Sanija duke sulmuar fenë islame plot injorancë dhe mllef e quan atë të barabartë me fenë e pushtuesit të krishterë shovinist dhe të egër serb, duke vënë në pah se rrënja e të parëve tanë na qenka Krishterimi Katolik dhe jo Islami fe kjo së cilës i përkasin 95 % të kosovarëve, ka shfaqur urrejtje patogjene, duke zbrazur mirë thesin me të pavërteta dhe duke iu përulur katolikëve që e kanë pagëzuar me kryq.

Nga ana tjetër katolikët në Kosovë, falë veprimtarive të tyre të palodhura, si dhe me ndihmën e paufizuar ekonomike katolikëve italianë, Vatikanit, europianëve dhe të tjerëve, vazhdojnë duke ua shëplarë trutë grave dhe vajzave kosovare me përrallën e dalë jashtë mode, se “duhet të kthehemi në fenë e të parëve” dhe se “ne i kemi rrënjët e krishtera katolike”. Ky fenomen fatkeq është shtuar kohëve të fundit në një shtet ku 95 % e të cilit kanë emra muslimanë si Ahmed, Adem, Abedin, Muhammed, Mustafa, Hasan, Hysen, Hamza, Sanije, Selvije, Hyrije, Samedije, Latife, Salije, Bedrije, Zihnije.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit