10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Samuel Veissiere: Jo nga telefonat, kemi krijuar varësi nga diçka tjetër

Më të lexuarat

Nuk jemi të varur nga telefonat, por nga socializimi. Këtë ka treguar një studim i ri i publikuar nga World Economic Forum që tregon se ditët e sotme kemi të bëjmë më një lëvizje evolucionare për tu socializuar e për tu shoqëruar përmes internetit. Samuel Veissiere, një ekspert në fushën e shkencës njohëse dhe zhvillimit të saj thotë se njerëzit kanë evoluar për tu përshtatur me kulturën dhe të kërkojnë vazhdimisht një udhëzues (telefonin) për të bashkëvepruar me të tjerët.

Sipas tij kjo është një mënyrë për të kuptuar dhe për të arritur qëllimet personale. Në një studim nga Frontiers në aspektin Psikologjik,Veissiere dhe Moriah Stendel, rishikuan situatën  aktuale mbi teknologjinë dhe aty u zbulua se telefonat bëhen problematikë për shkak se qëllimi i tyre është i përbashkët: Të afrojnë njerëzit dhe të rrisin dëshirën e tyre për tu lidhur me njerëzit e tjerë, por ky qëllim ka tejkaluar limitet, çka bën që përodruesit të vuajnë nga pasojat psikologjike dhe shëndetësore.  Sipas Veissiere, ritmi dhe shkalla hiper e lidhjes me njerëz të tjerë në telefon, sjellin pasoja në tru, lodhje të madhe, depresion dhe shkëputje nga realiteti.

Ai tregon edhe disa hapa se si të kemi nën kontroll përdorimin e telefonit.

Duhet të relaksohesh dhe të mendosh për varësinë që ke krijuar në telefon, nga frika se mund të mbetesh pa miq.  

Largoji të gjitha njoftimet që të vijnë në telefon dhe mbaje larg vetes për pak kohë.

Merr një letër dhe shkruaj planet që ke, një drekë apo një darkë me familjen. Tiranapost

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit