10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Samsung të shesë 15 milionë Galaxy SIII në vjeshtë

Më të lexuarat

E gjithë linja e telefonave të mençur të Samsung Galaxy ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë, ndërsa me lansimin e modelit më të ri të kësaj linje, Galaxy SIII, kompania pret të thyejë rekordet e shitjes së telefonave.

Më herët ishte thënë se Samsung ka shitur rreth 9 milionë Galaxy SIII nga para-porositë, ndërsa tani sipas një raporti të ri, Samsung pritet të shesë rreth 15 milionë telefona të këtij modeli deri në fund të vjeshtës së këtij viti.

Sipas raportit, Samsung ka shitur rreth 6.5 milionë Galaxy SIII ndërmjet periudhës kohore prill-qershor, kur pajisja është paraqitur në treg, dhe nëse del të jetë e saktë kjo shifër, atëherë Samsung do ta përmbyll tremujorin e tretë të vitit me 21 milionë GSIII të shitur.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit