Samsung shet 7 milionë Galaxy Note

0
43

Samsung Galaxy Note tani është bërë shumë më i famshëm si “tablet”, dhe këtë e konfirmon edhe vet Samsung i cili thotë se ka arritur të shesë më shumë se 7 milionë njësi të këtij modeli, në mbarë botën.

Bashkë me njoftimin për shitjen e 7 milionë Galaxy Note, Samsung gjithashtu ka njoftuar se deri më sot kompania ka arritur të shesë rreth 50 milionë telefona të mençur të linjës, Galaxy S.

Shifra prej 50 milionë telefonave përfshin modelet Galaxy S dhe Galaxy SII, si dhe modelin e fundit Galaxy SIII, mirëpo ky numër pritet të rritet edhe më tej, me trendin e fundit të shitjes së Galaxy SIII, i cili deri më tani ka arritur në 9 milionë njësi të shitura. / Telegrafi / kohaislame /