6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Samsung para Nokias

Më të lexuarat

Sipas të gjitha gjasave, më saktësisht sipas dy hulumtimeve të fundit, Nokia më nuk është prodhuesi udhëheqës i celularëve në botë. Mbreti i ri është Samsung.

Edhe pse të dhënat zyrtare nuk janë në dispozicion, sipas hulumtimit të bërë nga Strategy Analytics, Samsung gjatë çerekut të parë të këtij viti në mbarë botën shiti krejtësisht 93.5 milion celularë që përbën 25.4% të numrit total të pajisjeve të shitura. Rënia e përshpejtuar e Nokias në shitjen e smartphonëve me Symbianin e lënë pas dore është përgjegjës për dërgesat e 82.7 milion pajisjeve që mjafton për 22.5% të tregut botërorë. Gjatë çerekut të parë të vitit të kaluar prodhuesi finlandez pati shitur 108.5 milion celularë.

Apple me iPhone-in që sjell profit të lartë ka zbarkuar në vendin e tretë në listën e përgjithshme të prodhuesve të celularëve. Kompania ka shitur 35 milion pajisje me cilën gjë posedimi i këtij prodhuesi për një vit është dyfishuar në 9.5%./telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit