Samsung Galaxy S III nuk do të ndryshojë shumë nga ai S II

0
42

Janë përhapur shumë thashetheme gjatë kohëve të fundit për Samsung Galaxy S III dhe një nga temat më të nxehta në lidhje me smartphone është rreth dizajnit të tij.

Nga fotografi të shumta të lëshuara gjatë të kaluarës, është paraqitur një rishikim i plotë i dizajnit dhe njëra nga këto thashetheme ka treguar që brendi do të largojë butonin home pasi që versioni i fundit i sistemit operativ Android nuk e kërkon atë.
Sidoqoftë, këto raporte janë hedhur poshtë nga thashethemet e reja që tregonin që smartphone i shumëpritur do të jetë në fakt me butonin home. Sidoqoftë, shpresat për një ndryshim të dizajnit janë diçka për të cilat konsumatorët janë të sigurt që duhet të presin por raporti i fundit nga CNET mund t’i zhgënjejë ata që e presin këtë gjë.

Sa i përket raportit të veçantë, një burim nga industria e telekomit në Britaninë e Madhe ka deklaruar që në vend se të bëhet një rishikim i plotë, lloji i ri i këtij smartphone nga Samsung do të ketë vetëm disa ndryshime të vogla. Burimi ka pëlqyer ndryshimin e bërë tek iPhone 4S kur ishte përditësuar nga iPhone 4. Burimi anonim nuk ka zbuluar mjaft rreth smartphone kur bëhet fjalë për hollësitë rreth tij por thotë që duhet të bëhet një shikim në HTC One X dhe të dijë se çfarë përgjithësisht mund të pres./pcworldalbanian/kohaislame