12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Samsung Galaxy S III më i dobët se iPhone 4 (Video)

Më të lexuarat

Nëse e keni një iPhone 4 dhe po mendoni të blini një smartfon Android, atëherë mundësia që telefoni juaj të mbijetoj pas hedhjeve të rastësishme është shumë e vogël.

Sipas SquareTrade, pajisja më e fundit dhe më e mirë që përdor Android, Samsung Galaxy S III qëndron larg për nga qëndrueshmëria ndaj dëmtimeve në krahasim me iPhone 4.

Ndërmarrja garantuese për pajisjet elektronike kishte testuar se sa janë të qëndrueshëm iPhone 4 dhe Galaxy S III ndaj tri hedhjeve – hedhja e parë ishte nga lartësia sa është veshi në mënyrë që të shihet se sa dëmtohen këto pajisje nëse rrëshqasin nga dora e përdoruesit derisa ai është duke folur. Hedhja e dytë ishte hedhja para dhe prapa. Dhe në fund, që të dy telefonat ishin vënë në majë të një automobili që po lëvizte përpara se të rrëzoheshin. Dhe besojeni apo jo, njëri telefon i mbijetoi të gjitha këtyre hedhjeve.

Ai telefon ishte iPhone 4. Në fund të testimit të parë, Galaxy S III pësoi një gërvishtje të fortë në ekran, kurse iPhone 4 mori vetëm disa gërvishtje të lehta. Pas testimit të dytë, pjesa e pasme e iPhone 4 ishte thyer por pjesët e tjera mbijetuan. Galaxy S III kishte pothuajse të njëjtin rezultat. Dhe në fund, testimi me automobil rezultoi të ketë ndikim të vogël në iPhone 4, ndërsa shkatërroi tërësisht Galaxy S III. /PCWorld Albanian/kohaislame/


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit