Samsung Galaxy S III kushton 677.5 euro?

0
49

Telefoni më i ri i mençur në Android, Samsung Galaxy S III do të fillojë të shitet në Mbretërinë e Bashkuar pas disa javësh tek operatorë të ndryshëm mobil, ndërsa tani janë zbuluar çmimet e këtij telefoni pa kontratë.

Sipas Unlock Mobiles, çmimi i Samsung Galaxy S III pa kontratë dhe me 16GB hapësirë do të fillojë prej 549.98 funta, duke përfshirë edhe taksat.

Siç është thënë edhe më herët, Samsung Galaxy S III do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.8 inç në teknologjinë HD Super AMOLED, 1280 x 720 piksel, procesor Exynos quad-core me 1.4GHz, kamerën e pasme me 8MP, atë frontale me 1.9MP, si dhe mbështetje për rrjetet NFC, WiFi, GPS, Bluetooth 4.0.