12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

SAMSUNG BLLOKOHET SËRISH NË SHBA!

Më të lexuarat

Një gjykatë amerikane ka kërkuar nga Samsung që të ndalë shitjet e smartfonit të vet Galaxy Nexus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa gjykata ta marrë parasysh pohimin e ndërmarrjes Apple se ndërmarrja jug-koreane ka shkelur patentat e pajisjes iPhone.

Kjo paraqet fitoren e dytë radhazi të Apple në vetëm një javë në gjykatën e Kalifornisë kundër pajisjeve që e përdorin sistemin operativ Android.

Në një vendim të së premtes, gjykatësja Lucy Koh thotë që Galaxy Nexus nuk do të lejohet të shitet në Shtetet e Bashkuara derisa procesi gjyqësor të mbaroj.

E njëjta gjykatë më herët gjatë kësaj jave, kishte urdhëruar që Samsung të ndalte shitjet edhe të tabletit Galaxy Tab 10.1, raporton PCWorld

Vendimi i fundit është një goditje e fortë ndaj ndërmarrjes Samsung dhe Google, që së bashku e lëshuan smartfonin në tetorin e vitit 2011.

Ndërmarrja Apple dhe Samsung janë ballafaquar në shumë raste gjyqësore në Azi, Amerikë Veriore dhe Evropë duke e akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të patentave.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit