8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sallatë e ngrohtë me patate

Më të lexuarat

Si të gatuajmë “Sallatë të ngrohtë me patate”  

Ziejmë patatet në ujë me kripë për 15-20 minuta, ose deri sa të bëhen. Ndërkohë përziejmë 2 lugë gjelle vaj ulliri me lëngun dhe lëkurën e limonit, specin djegës dhe pak kripë. I heqim patatet nga zjarri dhe i kullojmë. I lëmë të ftohen pak dhe i qërojmë. I presim në feta. I hedhim në tasin e vajit dhe i përziejmë mirë. Shërbejmë në një pjatë bashke me gjethet e sallatës jeshile dhe rrepat. Skuqim nga të dyja anët djathin e dhisë në një tigan me vaj ulliri. Vendosim djathin mbi sallatë dhe shërbejmë menjëherë.

Përbërësit:
– 250 gr patate të reja
– vaj ulliri
– lëkura dhe lëngu I ½ limoni
– 1 spec I kuq djegës, i grirë hollë
– 100 gr rrepa të prera ne feta të holla
– 1 kokë sallatë jeshile e ndarë në gjethe dhe e larë mirë
– 2 lugë gjelle qepujka
– 250 gr djathë dhie i fortë, i prerë në feta
– kripë

Ju bëftë mirë!

STG/kohaislame.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit