1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Salihaj: Maturantët po i traumatizon qeveria

Më të lexuarat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha të shtunën se absurdi që u dëgjua në konferencën fundit të MASHT-it, nga numri dy i kësaj ministrie Nehat Musata, se përfaqësues nga opozita, me deklaratat e tyre po i traumatizojnë maturantët, nuk është gjë tjetër vetëm një dezinformatë e ultë e një zyrtari qeveritar, i cili është bartës i konfliktit të interesit, sepse mbanë dy poste kyçe, atë të zëvendësministrit, post ky politik dhe, tjetrin, atë të kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, i cili është post profesional.
Jonuz Salihaj, nga AAK tha se zëvendësministri Nehat Musata, detyrat e Komisionit shtetëror të maturës nuk i kupton fare.
“Nga një zyrtar i tillë nuk është befasi të dëgjohen edhe vlerësime fyese, se kinse ne po e dezinformojmë opinionin”, tha ai.

Salihaj tha se ka argumentuar se për çdo vit për drejtimet e gjimnazeve ndërrohen lëndët mësimore, duke mos e përfillur fare fondin javor të tyre.

“Shembull konkret është heqja e lëndës së Informatikës nga drejtimi Matematiko-Informatikë. Nëse kjo konsiderohet dezinformatë, shikoni fletëpalosjen e MASHT-it dhe do ta kuptoni të vërtetën. Kam deklaruar se deri më tani në testet e maturës ka pasur pyetje jashtë planprogramit mësimor. Në konferencën e parafundit këtë e kam argumentuar me 21 pyetje që lidhen me një autor, Zef Pëllumbin, i cili nuk është pjesë zyrtare e planprogramit mësimor. Kjo, z. Mustafa i duket dezinformatë”, u shpreh Salihaj.

Sipas tij, në një test tjetër, në lëndën e matematikës, 7 detyra të testit të drejtimit të shkencave natyrore, janë të njëjta me testin e gjimnazit filologjik, i cili ka dyfish më pak orë të matematikës se sa drejtimi i shkencave të natyrës.kohaislame

“Sigurisht edhe kjo këtij zotëriut, i duket dezinformatë. Kjo ka ndodhë me të gjitha gjeneratat deri më tani, nga viti 2008”, tha ndër të tjera Salihaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit