9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Salahudin Ejubi – Pjesa e I

Më të lexuarat

Falenderimi i takon All-llahut Krijuesit të botëve Mëshiruesit Mëshirbërësit dhe salavatet për pejgamberin e fundit Muhamedin savs vulë e pejgamberëve që All-allahu e dërgoi pishtarë në këtë ymet, na e ndriçoi rrugën e drejtë dhe e dha mundin maksimal në këtë fe. Përshëndetjet tona qofshin edhe për familjen e tij të pastër, për shokët e tij besnik – sahabët dhe për ata që ecin në rrugën e tyre me sinqeritet.

Ky libërth paraqet një shkëndi nga jeta e të madhit Salahudin Ejubit i cili qe shembëlltyrë e ndritshme gjatë jetës së tij dhe pas, për ata që dojnë të marin këshillë dhe mësim.

Në reshtat e këtij libërthi do të keni mundësi të shihni meritat e këtij luftëtari të guximshëm që u qëndroi me trimëri përballë ushtrisë krishtere dhe i mposhti duke ua humbur shpresat.

Ky strateg luftarak jetën e tij e kaloi duke zhvilluar luftra në rrugë të All-llahut dhe me ndihmën e All-llahut ariti suksese të mëdha që do ti mban mend njerëzimi dhe historia. Nga gjithë sukseset dhe meritat që i ariti në këto fushata, më e madhja ishte se ai ariti të çliron Kudsin ku gjindet Mesxhidul-Aksaja një nga xhamitë e shenjta të fesë islame. *

Salahudin Ejubi paralelisht interesohej për qeverinë e shtetit islam, ruajtjen apo zgjerimin e tyre si dhe për çështjet e fesë. Ai mbronte principet e ehli sunetit dhe nuk lejonte risi në fe.

Njerëz si Salahudini – All-llahu e mëshiroftë – me moral të lart dhe sjellje të mira, kanë ardhmëri të mirë siç patë ky burështeti dhe komandant ushtarak.

Ishte guximtarë në fushëbetejë dhe tolerant ndaj armikut pas ngadhnjimit.

E donte diturinë dhe dijetarët, drejtësinë dhe xhihadin në rrugë të All-llahut.

Ky njeri, në historinë islame zen vend të lartë dhe shquhet si pesonalitet me merita të mëdha.

Ajo që na bën të shkruajmë për kësifarë personalitete është gjendja muslimanëve sot që po jetojnë të përçarë e kështu duke u dobësuar gjë të cilën po e shfrytëzojnë armiqtë e islamit dhe muslimanëve për ti nënshtruar muslimanët. Kështu ngjajshëm ka qenë në kohën e Salahudin Ejubit. Ai – me ndihmën e All-llahut – ariti ti bashkon muslimanët, ti bashkon forcat dhe tu del përballë armiqve dhe ti dëbon nga trojet islame.

Nga ana tjetër me ua rikujtuaruar muslimanëve ( si këshillë ) se lufta në mes adhuruesve të All-llahut dhe adhuruesve të shejtanit vazhdon dhe ska të pushuar.

E lusim Allahun që të shton në këtë ymet personalitete si Salahudini dhe të kthehet krenaria e këtij ymeti.

All-llahu i madhëruar ka thënë: “ E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) se ju jeni më të lartit, nëse jeni besimtarë ”. Ali Imran 139

 

 

Vështirësitë nxjerrin burra të fortë

Në një natë të erët, të ftohtë me fortunë, i lindi Nexhmudinit një djalë që e emërtoi Salahudin Jusuf. Po atë natë, familja e Nexhmudin Ejubit dhe e vëllaut tij Esedudin Shiriku e kanë patur që detyrimisht ta braktisin kalanë e Tikritit me urdhër të kryetarit të policisë së Bagdadit i cili ishte pronarë i kalasë. Kjo ndodhi në vitin 532 h.

Që të dy nisen me familjet e tyre kah Mosulli. Kishin mësy Imadudin Zenki-n, ndoshta te ai do të gjejnë strehim. Këta që më herët kur kanë qenë në kalanë e Tikritit gjithashtu gëzonin autoritet te Imadudini. Kur Imadudini kishte pësuar disfatë në një betejë me ushtrinë e cila kishte ardhur për ta ndihmuar Kalifin abasit Mustershidin, ai Imadudini ka kërkuar strehim në Tikrit ku atëbotë ka qenë vali Nexhmudin Ejubi. Ai e pranon Imadudinin dhe e gostit. Poashtu i ka dhënë në shërbim anije që ta kalon lumin Dexhle.

Imadudini nuk e kishte haruar këtë ndihmë që ia kishte bërë Nexhmudin Ejubi, për këtë shkak ai e strehoi atë bashkë me vëllaun e tij dhe i bëri prej udhëheqësve më të afërt të tij.

 

Imadudini kur e pushtoi Balebeken , ia ndau Nexhmudin Ejubit.

Atëbotë ka qenë periudha e sakrifikimeve dhe braktisjeve. Teritoret e shtetit islamik kanë qenë të ndara me një ndarje të çuditshme, prej në lindje deri në perendim dhe prej në jug e deri në veri. Shtetet ishin të shpërndara sipas emërtimit të tre kalifatëve: kalifati i Abasitëve në lindje, kalifati i beni Ubejd në Egjipt dhe kalifati i shteteve aleate në perendim.

Këto shtete gjithmonë ishin në grindje mes tyre. Qëllimi i çdonjërit prej udhëheqësve, apo mbretërve apo perandorë – epitete të ndryshme – ka qenë të zgjeron kufirin shtetit që ka nën sundimin e vet ashtuqë të grumbullon pasuri, të bën ushtri më të madhe që edhe më tepër të zgjeron kufijt e shtetit.

Në këto gjendje të vështira, perëndimi i krishterë sfidonte me udhëheqësinë e papës Urban. Ai i kishte drejtuar turmat e ushtrive kah ana lindore islame për ta pushtuar Kudsin.

Ata ia aritën qëllimit. Pushtuan të gjitha ato që kishin muslimanët nga kalatë, kështjellat dhe fortifikatat, por pushtuan edhe Kudsin. Aritën të mbysin mbi shtatëdhjetëmijë musliman. Në lidhje me këtë dëshmon njëri nga të krishterët i cili thotë:

– Kemi parë gjëra të çuditshme ku janë prerë numër i madh i kokave të muslimanëve, të tjerë janë mbytur me shtiza, e tjerë u detyruan të kërcejnë nga kullat, të tjerë mbetën disa ditë duke u ndëshkuar e pastaj u dogjën me zjarr. Nëpër rrugë mund të shihje koka të viktimave, duar e këmbë. Gratë i mbytnin me shpata dhe shtiza. Fëmijët e vegjël i rrëmbenin nga gjitë e nënave dhe i hudhnin përtej murneve.

 

E gjithë kjo e muslimanët të përçarë!

Kalifi abasit, e poashtu kalifi Ubejdi të paralizuar, … jo, por të vdekur.

Në këto situata të vështira dhe vite të rënda e të trishtuara, All-llahu pregatiti për përballimin e krishterëve rob turk që ariti deri në udhheqësi në Musil. Prej atje ka shtrirë patrullimet e tija në principatat e kurdëve. Pastaj u drejtua kah perendimi dhe e përfshiu Halepin dhe kështu u del përball forcave perendimore krishtere.

Bëhet fjalë për robin Imadudin Zenki ibën Aksankir i cili ka qenë turk i robëruar te Selxhukët turq.

Kurdët iu nënshtruan Imadudin Zenkit e sidomos kur e bëri Nexhmudin Ejubin dhe Esedudin Sherikun (që të dy kurd) udhëheqës të afërt. Ai ariti me ushtrinë e tij të formuar me më tepër kurd dhe turq ti mposhtë disa ushtri dhe ti rikthen disa qytete dhe kalaja të rëndësishme prej tyre.

Kur u mbyt Imadudin Zenki dhe çështja e Shamit mbet ne duar të birit të tij Nurudin Mahmud, Nexhmudin Ejubi dhe Esedudin Sheriku i bashkuan dhe kështu mbetën në udhëheqsi.

Në këtë atmosferë, u rit Salahudin Jusufi në krahrorin e të atit tij Nexhmudin, udhëheqës guximtar që e donte drejtësinë. Rritet dhe bëhet i guximshëm me ide përparimtare. Mëson kalorësinë dhe mjeshtri tjera luftarake. I bëhet e dashur dituria dhe dijetarët, drejtësia dhe zbatimi i sheriatit. E mëson Kur’anin dhe mëson te dijetarët shkencat fetare si fikh, hadith etj. Nuk është ndarë nga dituria edhe kur u bë sulltan – udhëheqës i Misrit dhe Shamit. Në një rast në luftën në Sifin, ndëgjonte hadith. Mësoi librin “ Humasa “ të Ebu Hatimit dhe për këtë shkak, Subkiu ate e konsideroi prej dijetarëve të medhhebit shafi.

Për virtytet e larta dhe dhuntitë e shumta që pat, Nurudin Mahmudi e bëri shef të policisë të Damaskut. Salahudin Ejubi atëbotë kishte tetëmbëdhjetë vjet. Kjo ka ngjarë në vitin 550 h.


Shënime:

*Xhaminë e shejtë, Mesxhidul-Aksa e cila gjindet në Kuds – Jerusalem e kanë ndërtuar xhinët me urdhërin e Sulejmanit, alejhis-selam, për këtë shiko në Kur’an në suren Sebe’ë, ajetet 12, 13 dhe 14. për shejtërinë e kësaj xhamie shiko ajetin e parë në suren El-Isra dhe thënien e të dërguarit – sal-lall-llahu alejhi vesselem- në përmbledhjen e Ibën Maxhes 1/450, 451 dhe hadithet e Miraxhit dhe Israsë.

1-Tikriti – qytet në Irak.

2-Mosull – qytet në Irak

3- Balabeke, Ba’labek – qytet në Liban

4-Halep – qytet në veri të Sirisë. /Albislam


Ali Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit