16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Salah modest: Nuk jam ende në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Më të lexuarat

Ylli egjiptian ka zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Mohamed Salaha ishte befasia më e këndshme e këtij sezoni, pasi që nga transferimi i tij te Liverpooli ishte një prej lojtarëve më të mirë në Evropë.

Egjiptiani është shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit në Premier Ligë me 32 gola dhe ka udhëhequr Liverpoolin drejt finales së Ligës së Kampionëve.

Mirëpo Salah mendon se ende nuk është në nivelin e dy lojtarëve të mirë të dekadës së fundit në futboll, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ai thotë se për t’u krahasuar me futbollistë si të lartpërmendurit, i duhet të ketë vazhdimësi edhe në sezonet e ardhshme.

“A jam i shqetësuar nga krahasimet që më bëjnë me Messin dhe Ronaldon? Jo aspak”, ka deklaruar Salah.

“Por më duhet të them se as nuk më pëlqejnë krahasime të tilla, pasi secili prej tyre ka 10 apo 11 vite që luan në nivelet më të larta. Performacat e tyre kanë qenë gjithnjë të larta”.

“Mua më duhet vazhdimësia për mbërritur nivelet e larta. Messi dhe Ronaldo padyshim se janë futbollistë shumë të mëdhenj”, ka përfunduar ai.

Salah ka realizuar 44 gola në të gjitha garat me Liverpoolin këtë sezon, një më pak se Messi që ka 45 dhe një më shumë se Ronaldo që ka 43.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit