14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Salah merr edhe një çmim të futbollistit të vitit

Më të lexuarat

Futbollisti egjiptian i Liverpool-it, Mohamed Salah, këtë vit për herë të tretë ka fituar çmimin futbollisti i vitit në Premier Ligën Angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga ueb faqja e Premier Ligës, në votimin e bërë me pjesëmarrjen e kapitenëve të klubeve, ekspertëve dhe tifozëve, Salah ka fituar çmimin e futbollistit të vitit duke lënë pas Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling nga Manchester City, Harry Kane nga Tottenham, David De Gea nga Manchester United, dhe James Tarkowski nga Burnley.

Salah më parë kishte fituar çmimin e futbollistit të vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit, ku e fitoi për herë të tretë këtë çmim në sezonin në vijim.

Ylli egjiptian këtë sezon me fanellën e Liverpool shënoi 31 gola në 35 ndeshje të Preimer Ligës, ndërsa 3 herë kishte fituar çmimin futbollisti i muajit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit